Kreu i PDK-së: Presim nga qeveria të mundësojë konsolidimin e institucioneve në komunat e veriore

00:00 | 24 Prill 2023

Memli Krasniqi ka uruar kandidatët e këtij subjekti politik që kanë fituar në Zveçan dhe Zubin Potok në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të vendit.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se përkundër që procesi zgjedhor ka qenë i rregullt dhe i qetë, shqetësuese është pjesëmarrja e ulët e votuesve në zgjedhje.

“I uroj Ilirin dhe Izmirin për fitoret, por edhe Albulenën e Taulantin për angazhimin dhe punën e palodhshme në komunat ku garuan. Ndërkaq, falënderimi më i madh u takon të gjithë atyre qytetarëve të cilët edhe sot i besuan PDK-së, kandidatëve dhe ofertës tonë”.

“Përtej kësaj, e rëndësishme është që procesi i sotëm ishte i rregullt dhe i qetë. Megjithatë, mbetet shumë shqetësues fakti që situata në pjesën veriore ka degraduar, gjë që u pa edhe nga pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në zgjedhje”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka shtuar se: “Tani presim nga qeveria që të marrë obligimet dhe detyrat që i takojnë – për të zbatuar vullnetin qytetar dhe për të mundësuar konsolidimin e institucioneve në katër komunat e veriut. PDK mbetet e përkushtuar dhe e vendosur për të ofruar qeverisje gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët, pa dallim. Ky ka qenë zotimi ynë – ky është edhe misioni ynë”.

Komento: