Kreu i Pensionistëve -Kurtit: Nga gjithë ato premtime në zgjedhje me ra në 10 euro është turp

15:58 | 22 Prill 2021

Kryetari i Pensionistëve -Kurtit: Nga gjithë ato premtime në zgjedhje me ra në 10 euro është turp.

Kryetari i Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, Shaban Kajtazi, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti për uljen e shtesave pensionale.

Kajtazi ka thënë se kjo çka ka ndodhur është e papranueshëm dhe jo humane.

Ai thotë se djemtë dhe vajzat që erdhën në pushtet me votat e tyre po i shkelin rëndë të moshuarit kosovar.

“Ne konsiderojmë vendimin e Qeverisë të pa papërshtatshëm, të papranueshëm, jo human dhe jo ligjorë. Në rast se kjo moshë është lënë anash, po përbuzet dhe nënçmohet me çdo veprim, jo vetëm nga kjo Qeveri por nga të gjitha qeverive të tjera”, tha ai.

“Është turp që vajzat dhe djemtë tanë me votat tona që erdhën në qeveri me i shkel aq keq këtë moshë, të cilët janë edhe më shëndetligë edhe materialisht ligë dhe janë në gjendje të rëndë”, ka thënë Kajtazi për Insajderin.

Kryetari i Lidhjes së Pensionistëve ka përmendur edhe kohën kur Kurti, u premtonte pensionisteve bërjen e ligjit për sigurime shëndetësore, dhe jo nga gjitha ato premtime të bien në 10 euro.

“Në muajin maj bëhet 1 vit kur kam qenë në pranim tek Kurti, mas marrjes së Qeverisë 1 dhe na ka premtuar se do ta bëjë ligjin për sigurime shëndetësore, invalidore që do ta bëjë ligjin për mbrojtje shëndetësore, por nuk dul asgjë prej asaj, prej atyre premtimeve me ra në 10 euro, kjo është një papërgjegjësi totale dhe e papranueshme” ka deklaruar ai.

Kajtazi në emër të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës, ka kërkuar takim urgjent me kryeministrin Albin Kurti.

“Ne udhëheqësia e LPK-së, kërkojmë takim urgjent me kryeministrin Albin Kurti për shqyrtim të gjendjes së vështirë materiale e shoqërore të Pensionistëve të Kosovës”, ka thënë kryetari i LPK-së.

Komento: