Kreu i Pensionistëve: S’kemi marr asnjë cent nga Qeveria, nuk po na pranojnë as në takime

09:51 | 11 Nëntor 2023
kreu-i-pensionisteve:-s’kemi-marr-asnje-cent-nga-qeveria,-nuk-po-na-pranojne-as-ne-takime


 Kreu i Shoqatës së Pensionistëve, Njazi Gashi për Front Online ka thënë se nga Qeveria e Kosovës nuk i janë përgjigjur asnjëherë pozitivisht për takime.

Ai thotë që asnjëri nga pushteti nuk është takuar për t’i dëgjuar hallet e tyre.

“Ata nuk janë përgjigj në e-mailet tonë që kemi dërgu, nuk na e kanë hapur telefonat që i kemi thirr, na u kanë prezantuar disa herë zyrtarët të zyrave të tyre, dhe kanë premtu që do të shikojmë, do ju thërrasim, por ata kurrë nuk na kanë thirr. Asnjë takim, as me ministrin, as me krye kuvendarin, as me kryeministrin, kurse ne i dëgjojmë çdo ditë lajmet që po takojnë njerëz pa kurrfarë kompetenca, pa kurrfarë nevoje i takojnë, kurse këtë kategori i injorojnë absolutisht”, deklaroi ai.

Qeveritë e kaluara, Gashi thotë se i kanë ndihmuar pensionistët për çdo vit materialisht, por ngjashëm nuk ka vepruar edhe Qeveria “Kurti”.

“Të tjerat së paku na kanë pranu në takime, së paku kanë pas sens me na dëgju, edhe i kanë mbështet materialisht  me nga 10-15 mijë euro në vit, ne organizata jonë ende asnjë euro nga Qeveria e Kosovës nuk e kemi marr”, u shpreh ai për Front Online.

Komento: