Bulliqi ngushëllon familjen dhe miqtë e 28-vjeçarit që vdiq pasi u godit nga një veturë.
Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur ngushëllime për familjen dhe miqtë e Arbnor Jupollit, që vdiq në orët e para të së dielës në QKUK pasi u godit nga një veturë.
Bulliqi tha lajmi për vdekjen e Arbnorit e ka pikëlluar atë shumë.
“Më pikëlloi shumë lajmi për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike, të bashkëvendasit tonë Arbnor Jupolli nga fshati Shajkoc.
Në këto momente të dhimbjes dhe pikëllimit, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Jupolli, miqtë dhe të gjithë ata që njohën Arbnorin!”, thuhet në postim.