Kreu i Preshevës në Presidencë e çeli temën e ndryshimit të kufijve, tregon si reagoi Vjosa Osmani.

17:57 | 24 October 2022

Shqiprim Arifi në Presidencë e çeli temën e ndryshimit të kufijve, tregon si reagoi Vjosa Osmani.

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka treguar se e ka përmendur çështjen e ndryshimit të kufijve dhe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën, në takimin që ai dhe përfaqësuesit tjerë të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit e patën me presidenten Vjosa Osmani të hënën në mesditë.

Arifi tregoi në Frontal të T7 se reagimi i Osmanit ishte “pak interesant”, pa dashur të hyjë në detaje.

“E ceka (çështjen e ndryshimit të kufijve). Reagimi ke pak interesant, pak direkt. Për mendimin tim… OK, unë e kuptoj…”, tha Arifi.

Për kryetarin e Preshevës, ndryshimi i kufijve është vizioni që s’do të mund të ndalet as me arritjen e marrëveshjes, e as me njohjen reciproke.

“S’e kam bërë me qëllim, por referendumi dhe ideja e ndryshimit të kufijve ka me qenë mbi atë fazën që vjen mbas kësaj, mbas njohjes reciproke dhe nuk e ndal askush atë vizion tonin”, tha Arifi.

Komento: