Kreu i Prishtinën për “Darkën e Lamës”: Me karrige të sanës, në masa të pandemisë, me rreth 100 mysafirë

13:36 | 26 Tetor 2021

Shpend Ahmeti për “Darkën e Lamës”: Me karrige të sanës, në masa të pandemisë, me rreth 100 mysafirë.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka kritikuar për mosrespektim të masave anti-Covid, në Darkën e Lamës që u organizua nga Presidentja Vjosa Osmani mbrëmjen e së hënës, raporton Express

Ahmeti ka shkruar në Facebook se përkundër masave të pandemisë, Darka e Lamës u organizua me rreth 100 mysafirë.

“Me karriga të sanës (kashtes) e sofra, në Emerald, në masa të pandemisë, me rreth 100 mysafirë, në kohen e ngritjes së çmimeve, pak soladirizim me qytetarët me bukë e kripë e… P.S. Lama – vend i rrafshët në fshatrat malor – Emeraldi. Darka e Lamës – falenderim për të mirat bujqësore gjatë vitit dhe solidarizim dhe reciprocitet i fshatarëve për njani tjetrin, sikurse ishte edhe pamja mbrëmë”, ka shkruar Ahmeti.

Ndryshe, mosrespektimin e masave anti-Covid në Darkën e Lamës, ka reaguar edhe Shoqata e Gatronomëve të Kosovës.

“Darka e Lamës”, e organizuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është mbajtur mbrëmjen e së hënës.

Komento: