Kreu i Prishtinës deklaron sërish pasuri modeste, mundohet ta arsyetojë banimin në një lagje luksoze të Prishtinës

18:09 | 29 Qershor 2021

Shpend Ahmeti deklaron sërish pasuri modeste, mundohet ta arsyetojë banimin në një lagje luksoze të Prishtinës.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) se ka mbi 8 mijë euro para të gatshme në institucionet financiare.

Sa i përket pasurisë së paluajtshme dhe posedimit të aksioneve në shoqëri komerciale, Ahmeti ka bërë të ditur se nuk i posedon asnjërën prej tyre, duke treguar se ka një pasuri modeste.

Tutje, ai në AKK ka njoftuar se është duke banuar te shtëpia e vëllaut të tij në Lagjen “Nic” në Çakllavicë dhe sipas tij, kjo është vetëm e përkohshme.

Ahmeti po ashtu ka edhe detyrimet financiare ndaj personave juridik dhe atyre fizik.

Ai ka një kredi prej 23 mijë eurove për blerjen e një veture të tipit “Nissan”.

Në fotografinë e mëposhtme mund të gjeni të hyrat vjetore të të parit të kryeqytetit.

Komento: