Kreu i Prishtinës njofton për ndërtimin e 3 shkollave në këto lagje të kryeqytetit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kreu i Prishtinës njofton për ndërtimin e 3 shkollave në këto lagje të kryeqytetit

11:10 | 05 Dhjetor 2022

Përparim Rama njofton për ndërtimin e 3 shkollave në këto lagje të Prishtinës

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, njofton për nënshkrimin e një kontrate për ndërtimin e tri shkollave të reja në kryeqytet.

Ai tha se shkollat do të ndërtohen në lagjet: Sofali, Mat 1 dhe Prishtina e re në Veternik.

Njoftimi i tij i plotë:

3 shkolla të reja do t’i shtohen kryeqytetit!

Sot, nënshkruam kontratën për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tri shkollave të reja në Prishtinë.

Sofali, Mat 1 dhe Prishtina e re ne Veternik.

Faleminderit ekipit të Departmentit të Partneritetit Publiko-Privat (PPP) për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm.

Komento: