Kreu i SBASHK’ut kërkon që të shtyhet fillimi i gjysëmvjetorit të dytë edhe për disa ditë për shkak të ftohtit

21:26 | 11 Janar 2026
Kreu i SBASHK’ut kërkon që të shtyhet fillimi i gjysëmvjetorit të dytë edhe për disa ditë për shkak të ftohtit

Reshjet e mëdha të shiut dhe përmbytjet kanë bërë që nisja e gjysmëvjetorit të dytë të mësimit në shkollat e Kosovës të shtyhet.

E nesër pritet që procesi mësimor të rinisë në shumicën e shkollave, përveç atyre në Fushë Kosovë dhe Malishevë.

Lidhur me gjendjen, në emisionin Info Magazine në Klan Kosova foli kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, Rrahman Jasharaj.

Ai tha se më mirë është që mësimi të shtyhet edhe për disa ditë, për shkak të temperaturave tejet të ulëta, dhe problemeve me ngrohjen në disa shkolla.

“Edhe unë besoj që drejtoritë arsimore bashkë edhe me drejtorët e shkollave do ta analizojnë mirë situatën dhe mësimi do të fillojë atëherë kur duhet. Ka informacione se temperaturat do të shkojnë në – shumë gradë dhe një pjesë e shkollave mund të ketë probleme shtesë me ngrohjen”, deklaroi Jasharaj.

Komento: