Kreu i Zubin Potokut: Problemi i Urës së Ibrit është propagandë, hapja do të ndikonte pozitivisht

17:15 | 07 Gusht 2024
kreu-i-zubin-potokut:-problemi-i-ures-se-ibrit-eshte-propagande,-hapja-do-te-ndikonte-pozitivisht

Një pjesë e qytetarëve në komunat me shumicë serbe po kërkohet stabilitet për këtë çështje, po thotë kreu i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.

Zeqiri në një prononcim për Front Online tha se problemi i Urës së Ibrit është propagandë.

Sipas tij, kjo çështje s’ka nevojë të diskutohet në Bruksel fare.

“Mesiguri ka pasur qytetarë edhe nga Zubin Potoku, por një pjesë e qytetarëve është e gatshme me i kontribu stabilitetit sepse është interes jetik. Problemi i Urës së Ibrit është më tepër propagandë që po thonë që deri në Bruksel të bisedohet për këtë çështje që nuk është e nevojshme aspak, është qarkullimi i lirë gjithandej”, u shpreh Zeqiri.

Zeqiri thotë se hapja e Urës do të ndikonte pozitivisht tek qytetarët, pasi është në interes të tyre.

“Hapja e Urës do të ndikonte pozitivisht për të gjithë qytetarët, por kjo më tepër po mbulohet me propaganda politike se sa më tepër që kanë nevojë qytetarët. Është interes i të gjithë qytetarëve të jetë qarkullimi i lirë sikur gjithandej Kosovës një pjesë e mirë e qytetarëve e kanë kuptuar që askujt nuk i konvenojnë”, deklaron Zeqiri.

Komento: