Kreu marrëdhënie për tri ditë rresht me dhe më pas e trafikoi për 50 euro, gjykata mori këtë vendim

15:32 | 15 August 2019

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Kri me të Rënda, ka caktuar arre stit shtëpiak ndaj të pandehurit Q.A për shkak të dyshimit të bazuar.

Gjatë muajve gusht – shtator 2012, në Banjë, Komuna Istog, në bashkëveprim me persona të tjerë ka trafikuar viktimën A.S, në atë mënyrë që pasi i pandehuri paraprakisht e strehon viktimën në katin e dytë të furrës së tij dhe kryen me viktimën marrëdhënie sek suale pa vullnetin e saj për tre ditë, pastaj e thërret një person tjetër i cili e merr viktimën me automjet dhe për këtë shërbim ia jep pesëdhjetë (50) euro, e i cili pastaj e dërgon viktimën në Prizren dhe kryen marrëdhënie sek suale pa dëshirën e saj.
Me këto veprime i pandehuri Q.A dyshohet se ka kryer veprën penale trafikim me njerëz.

Gjykata në këtë çështje juridiko penale, ka caktuar disa herë shqyrtim gjyqësor ku të bashkëpandehurit të tjerë kanë ardhur rregullisht, mirëpo i pandehuri Q.A nuk ka ardhur asnjëherë me arsyetim se i njëjti gjendet në botën e jashtme andaj, gjykata për të njëjtin ka lëshuar urdhëresë për sjelljen e tij në gjykatë, pastaj ka lëshuar letër rreshtim vendor, si dhe letër rreshtim ndërkombëtar, me ç ‘rast me datë 14.08.2019, i njëjti nga pjesëtarët e Stacionit Policor në Pejë është sjellë në gjykatë sipas letër rreshtimit ndërkombëtar dhe ndaj tij është caktuar masa e arre stit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Komento: