Grupi për Studime Juridike dhe Politike vlerësoi negativisht krijimin e gjykatës komerciale.
Bizneset po e mirëpresin, por jo edhe shoqëria civile.
Këta të fundit po thonë që themelimi i Gjykatës Komeraciale është i dëmshëm.
Këtë qëndrim shoqëria civile e arsyetuan në një tryezë diskutimi të mbajtur këtë të mërkurë.
Rreze Hoxha-Zhuja nga GLSP tha se në bazë të vlerësimeve të tyre, krijimi i kësaj gjykate nuk do të sjell dobi.
Edhe deputeti opozitar Driton Selmanaj po e kundërshton këtë iniciativë të qeverisë.
Subjekti i tij politik, LDK, është e vetmja që nuk e mirëpret themelimin e gjykatës komerciale.
Se ka munguar një analizë e thellë lidhur me këtë çështje, e tha edhe profesori i fakultetit juridik, Visar Morina.