Krijimi i një tribunali për dëmet që bënë serbët, ja si e gjykon Mustafa

16:59 | 11 Maj 2019

Vendi ynë po kërkon formimin e një trubunali që do gjykonte dëmet që ka bërë Serbia në Kosovë.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i është përgjigjur nismës së Kryeparlamentarit Veseli për formimin e një tribunal që do të ndëshkonte krimet e kryera nga Serbia në Kosovë.

Sipas tij, ky është vetëm një arsyetim për të mbuluar dështimet e tij, shkruan lajmi.net.

Këto komente ai i bëri pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Partisë.

“Tribunalin nuk mund ta themeloj Kosova, atë e themelon OKB dhe atë në bashkëpunim edhe me institucionet e BE-së. Këto iniciative është dashur që të nxite edhe më herët. Iniciativa nga kryetari i PDK-së më shumë më duke si iniciativë politike që të krijohet një mbulesë për këtë periudhë që nuk po funksionon asgjë në Kosovë”, tha ai.

Sipas tij, LDK-ja do të përkrahë iniciativë që ndëshkon krimet e Serbisë, mirëpo se siç tha ai Serbia duhet të përgjigjet edhe për dhunimin e mbi 20 mijë grave si dhe për më shumë se 1 mijë e 600 të pagjetur.

“Ne gjithmonë e përkrahim çdo iniciativë që e qet në tavolinë e përgjegjësisë kriminelët për krimet që i kanë bërë. Për këto krime ata duhet të përgjigjen edhe për dhunimin e 20 mijë grave edhe për 1600 të pagjetur edhe për të vrarët edhe për dëmet e luftës edhe për fëmijë që kanë mbetur pa prind”, tha ai.

Megjithatë sipas tij, këto iniciativa duhet të trajtohen nga institucionet ndërkombëtare.

Ai në fund theksoi se për këtë është i nevojshëm edhe një zgjerim dhe plotësim i Gjykatës Speciale.

Komento: