Kosova po kërkon që të formohet një trubunal i cili do të gjykonte dëmet që ka bërë Serbia në Kosovë.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka folur për iniciativën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për themelimin e një Gjykate apo Tribunali për gjykimin e dëmeve serbe në Kosovë.
Duke e vlerësuar atë si iniciativë të qëlluar, Lladrovci thotë se do të duhej të bëhej më herët.
Ai thotë se kontributi dhe dëshmitë e Vasfije Krasniqi-Godman si dhe deklarimet në Kongresin Amerikan të ish-presidentes Jahjaga janë sinjale për krijimin e kësaj Gjykate.
“Iniciativa është shumë me vend, është dashtë të jetë edhe ma herët kjo iniciativë edhe dëgjimet ose deklaratat e zonjës Godman dhe ish-presidentes Jahjaga janë disa nga veprimet tashmë që kanë filluar për të bë një gjykatë për dëmet e luftës.
Unë e kam vizituar edhe zonjën Kadire, e cila ka bë shumë në këtë aspekt, e kom falënderuar për gjithçka që po bën që kjo Gjykatë ose këto dëme të dalin para drejtësisë”, tha Lladrovci.