Janë shtuar pritjet për të dalë nga Kosova në pikat kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Merdarë.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar të përditësuar, në Merdarë pritjet aktualisht janë gati deri në dy orë. Ndërkohë, te Dheu i Bardhë pritjet shkojnë deri në një orë.
Sipas këtyre të dhënave në pikën kufitare në Jarinje, ka pritje deri në 10 minuta për të hyrë në Kosovë.