Krijohen kolona të gjata në pikat kufitare në veri, mërgimtarët drejt Kosovës

22:47 | 18 Dhjetor 2020

Mërgimtarët drejt Kosovës, krijohen kolona të gjata në pikat kufitare në veri.

Festat e fundvitit zakonisht i sjellin mërgimtarët në atdhe.

Dashuria për vendlindjen por edhe masat ekstreme që janë marrë në shumicën e shteteve perëndimore ku jetojnë shumë kosovarë i kanë shtyrë ata të nisen që festat t’i kalojnë në vendlindje.

Kolona të gjata janë krijuar në kufirin hungarez.

Qindra makina janë parë sonte në kufirin hungarez.

Shumica e mërgimtarëve nuk kanë mundur që ta vizitojnë Kosovën gjatë verës për shkak të pandemisë së coronavirusit gjë që e ka dëmtuar ekonomikisht shumë Kosovën.

Komento: