Krijoi portretin e Donald Trump me fara, gazeta me famë shkruan për artistin kosovar

15:25 | 27 May 2019

Rekordi për Mozaikun më të madh me fara i takoi për dy herë radhazi artistit nga Gjakova Alkent Pozhegut. Në vitin 2014, Pozhegu ka punuar një mozaik nga drithërat.

Ky mozaik sportiv ka pasur dimensionet 20×25 m, me një hapësirë 500 metra katrorë dhe për këtë punim ai ka përdorur 2500 kilogramë drithëra për të krijuar emrat e dy futbollistëve – Messi dhe Ronaldo dhe pikërisht me këtë punim Pozhegu u fut për herë të parë në Librin Guiness. Hera e dytë për të që përjetoi një sukses të tillë ishte me portretin e Rita Orës.

Ndërsa tashmë Pozhegu ka përfunduar portretin e presidentit amerikan, Donald Trump dhe pikërisht me këtë portret ai ka arritur të marrë vëmendjen e mediave ndërkombëtare, të cilat dedikuan artikuj për gjakovarin.

Prestigjiozja The Guardian ka publikuar mozaikun me portretin e Donald Trump dhe kanë shkruar për punën e Pozhegut.

Me këtë portret, ai po synon të vendosë një rekord të ri, duke krijuar mozaikun më të madh me gurë me imazhin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Ky mozaik është 560 metra katrorë dhe është punuar me kokrra misëri, farë luledielli, oriz dhe grurë. Po ashtu, artisti kosovar deri më tani ka realizuar edhe shumë vepra të tilla, duke zgjedhur gjithmonë fytyrat më pikante.

Rita Ora, Leonardo Di Caprio, Marilyn Monroe, Angelina Jolie, Dua Lipa e Shkëlzen Doli, janë vetëm disa nga emrat që patën fatin të bëhen pjesë e krijimtarisë së veçantë të Pozhegut

Komento: