Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Tervol të Gramshit pasditen e kësaj të premteje.
Korrespondenti i Euronews Albania, bën me dije se një person ka ekzekutuar me armën e gjahut gruan e vet.
Dyshohet që viktimë të jetë edhe vëllai. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe është në ndjekje të autorit të krimit.
Burime bëjnë me dije se autori është shtetasi 75-vjeçar Xhevit Sinani.
Ende nuk dihet identiteti i viktimave apo shkaqet e këtij krimi të rëndë në familje.“Dyshohet se shtetasi Xh. S, rreth 75 vjeç, ka vrarë bashkëshorten Z.S dhe vëllanë Sh.S.
Shërbimet e Policisë janë nisur urgjent në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit”, bën me dije policia.