Krim makabër, shqiptari nga Tetova i pret kokën nënës me sopatë

19:12 | 08 April 2022

Një ngjarje tmerruese ka ndodhur në Tetovë.

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fshatin Sellcë, Tetovë. Kjo pasiqë një 45 vjeçar nga ky fshat ka vrarë nënën e tij, teksa ia ka prerë kokën me sëpatë.

45-vjeçari me inicialet U.D. e kishte vrarë nënën e tij 73-vjeçare, N.D., diku tre muaj pasi ishte liruar nga spitali psikiatrik i Bardovcës.

Sipas RTV 21, drejtori i psikiatrisë në Shkup, Qamil Kovaqi, ka thënë që pacienti me vetiniciativë ka kërkuar që të lirohet nga spitali më 21 shkurt të këtij viti.

45 vjeçari ishte trajtuar me ndërprerje nga viti 2009, ndërkaq nga viti 2017 ishte trajtuar në këtë spital.

Komento: