Krimet e kryera gjatë konflikteve në ish-Jugosllavi, ja çka kërkon Kocijançiq

18:35 | 18 May 2019

Kocijançiq kërkon përgjegjësi për të gjitha krimet.

Maja Kocijancic, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka thënë se për të gjitha krimet e kryera në ish-Jugosllavi duhet të ketë përgjegjësi.

Në një përgjigje pë lajmin ka thënë se familjet e viktimave të të gjitha komuniteteve kërkojnë drejtësi dhe duhet t’ju njihen vuajtjet gjatë luftërave.

“Pozita e qartë e BE-së është se duhet të ketë përgjegjësi për të gjitha krimet e kryera gjatë konflikteve në ish-Jugosllavinë e viteve të 90-të, dhe se vetëm bashkëpunim kuptimplotë rajonal dhe fqinjësia e mirë janë vendimtare për të nxitur besimin dhe për të kapërcyer trashëgiminë e së kaluarës”, thuhet në përgjigjen e Kocijançiq.

Nga Bashkimi Evropian tutje theksojnë se ngjarjet e viteve të 90-të kanë lënë shumë viktima, familjet e të cilave janë në kërkim të drejtësisë dhe ato familje presin hapa konkret në këtë aspekt.

“Ngjarjet e viteve të 90-të kanë lënë shumë viktima dhe familjet e tyre në kërkim të drejtësisë dhe njohjes së vuajtjeve të tyre. Të gjitha komunitetet duhet të shohin hapa konkret dhe të vërtetë”, thekson tutje Kocijançiq.

Kocijancic i ka bërë këto komente pasi në Kosovë Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka nisur një iniciativë për themelimin e një Tribunali Ndërkombëtar për Dënimin e Krimeve Serbe të kryera në Kosovë.

Komento: