Policia e Kosovës sot ka zhvilluar një operacion policor në komunën e Graçanicës. Nga ky operacion dy persona janë shoqëruar në polici për intervistim.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Gazetën Express, Baki Kelani.
“Mund të konfirmojmë se, Policia e Kosovës, në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, ka realizuar një operacion policor në komunën e Graçanicës. Ky operacion policor, deri më tani ka rezultuar me shoqërimin e dy personave të dyshuar për intervistim dhe procedura të mëtejme policore”, ka thënë Kelani.
Ai shtoi se pas përfundimit dhe kompletimit të operacionit policor do të bëhen të ditura informacionet shtesë.