Krimet që kanë kryer serbët, Gjakovari përmbledh në një libër

22:27 | 12 May 2019

Në mesin e serbëve ka edhe shqiptarë gjakprishur që kanë qenë bashkëpunëtorë të serbëve.

Një gjakovar ka përmbledhur në 1300 faqe të një libri dëshmi për krimet që kanë kryer serbët gjatë luftës në këtë qytet.

Afrim Caka thotë se në libër janë të paraqitura nga A deri në ZH për shtëpitë ku ka pasur dhunë.

Për t’i mbledhur dëshmitë kam vizituar 4600 shtëpi dhe të gjitha i kam të shkruara me saktësi dhe i kam dëshmitarët okularë që kanë parë krimet”, ka deklaruar Cakaj, për Klan Kosova.

Ai thotë se si dëshmitar i Masakrës së Dubravës ai thotë se ka parë qysh duken organet e njeriut, qysh duket zemra, koka, organet e njeriut të nxjerra jashtë.

Në mesin e serbëve ka edhe shqiptarë gjakprishur që kanë qenë bashkëpunëtorë të serbëve.

Shprehet optimist se libri i tij do t’i shërbej edhe Tribunalit Ndërkombëtarë nëse ai krijohet.

Caka po pret që vet kryeminsitri Haradinaj t’i ndihmojë në botimin e këtij libri.

https://www.youtube.com/watch?v=T8jBVrCbAws

Komento: