“Krim*inel luf*te dhe mbrojtës i përdhun`uesve”, komuniteti shqiptaro-amerikan kundërshton pjesëmarrjen e Vuçiqit në OKB

15:54 | 26 Shtator 2024
“krim*inel-luf*te-dhe-mbrojtes-i-perdhun`uesve”,-komuniteti-shqiptaro-amerikan-kundershton-pjesemarrjen-e-vuciqit-ne-okb

Komuniteti shqiptaro-amerikan në New York ka protestuar ndaj pjesëmarrjes së presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Harry Bajraktari, një aktivist i njohur i komunitetit shqiptar, në një postim në “X” ka publikuar një video ku shihet një kamion me një ekran gjigand ku shfaqte mesazhe kundër Vuçiqit dhe fakte nga lufta në Kosovë.

“Serbia ka gjak në duart e saja, ndaloni së mbrojturi kriminelët”, “Drejtësi për vëllezërit Bytyqi”, Vuçiq=Millosheviqi 2.0”, ishin disa prej këtyre mesazheve që u shfaqën kohë pas kohe në ekran.

Bajraktari e ka quajtur Vuçiqin “kriminel lufte dhe mbrojtës të përdhunuesve”.

Ai ka theksuar se komuniteti shqiptaro-amerikan e ka mirëpritur Vuçiqin me një mesazh të qartë: “Përdhunimi i përdorur si armë lufte.”

Bajraktari ka kërkuar drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë dhe ka denoncuar vonesën në ndëshkimin e krimeve të luftës.

Komento: