Krimineli Sheshel për situatën në veri, përmend “gjakderdhje” e “ndërhyrje ushtarake”

18:12 | 26 September 2021

Krimineli i Partisë Radikale Serbe, Vojisllav Sheshel, nuk është duruar pa folur diçka për situatën e fundit në veri.

Ai për mediat serbe ka thënë se gjermanët dhe kroatët po e këshillojnë dhe ndihmojnë Kurtin që “ta okupojë veriun e Kosovës”.

“Unë mendoj se është e mundur që Kurti të detyrojë amerikanët të heqin dorë nga ky plan, por dëgjojmë se ekspertët gjermanë dhe oficerët kroatë janë atje dhe se ata po e nxisin atë të pushtojë pjesën veriore të “Kosovës dhe Metohisë”. Serbia i ka bërë të qartë të gjithë botës se si do të reagojë, dhe është e rëndësishme që Serbia të jetë plotësisht politikisht dhe moralisht në pozicionet e duhura”, tha ai.

Presidenti i SRS thotë se nëse ka gjakderdhje dhe nëse shqiptarët vërtet përpiqen të marrin veriun e “Kosovës dhe Metohisë”, duhet të ketë ndërhyrje serbe.

“Shqiptarët po kërcënojnë me paktin e NATO -s, por derisa NATO të mblidhet” …, tha Vojislav Sheshel dhe shtoi se sot situata nuk është e njëjtë si në 1999”, tha ai.

Kreu i Radikalëve shtoi se Serbia ka mbështetjen e Rusisë.

“Së pari, Vladimir Putin personalisht shprehu mbështetjen e tij, dhe më pas ministri Sergei Lavrov ministrit tonë Selaković. Pra, ne kemi mbështetje”, tha krimineli Sheshel.

Kujtojmë se Sheshel është i dënuar për krime lufte nga gjykata ndërkombëtare e Hagës.

Komento: