Në kërkim të sponsorit të ri për pjesën e përparme të fanellës së lojës, FC Barcelona ka marrë disa oferta nga kompani të këmbimit të kriptomonedhave
.
Por, ishte Joan Laporta ai që refuzoi ofertat e kriptovalutave ngase nuk i ka pëlqyer si sektor.
“Është një sektor spekulativ, i rrezikshëm, shumë i ndryshueshëm dhe joetik”, ka qenë mendimi i Laportas, i përkrahur edhe nga bordi i skuadrës.
Oferta e kriptovalutave ka qenë 70 milionë euro në vit për Barcelonën, dhe 20% bonus në varësi të rezultateve.
Barcelona tashmë është në fazën e fundit të negociatave me Spotify dhe shifra përfundimtare e marrëveshjes do të jetë mes 70 dhe 75 milionë euro, duke llogaritur edhe variablat për performancën sportive.