Skandaloz në veprime e në sjellje është Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si “Kobra”. Por edhe më skandaloz në deklarata po del të jetë avokati i tij Nexhat Elshani.
Duke folur për Gazetën Nacionale rreth rastit të klientit të tij, avokati ka lënë shumë për të dëshiruar për ushtrimin e profesionit të tij. Qe pse po e themi këtë gjë.
Një ditë më parë, për media ai raportohet ta ketë arsyetuar mbajtjen e armës së klientit të tij Dibran Hoxhajt duke thënë se “Arma është për burra. Por pyetur nga Nacionalja rreth këtyre deklaratave, avokati thotë se është keqkuptuar.
Thotë t’i ketë cituar fjalët e klientit të tij.
“Ai ka bindjen që arma është për burra. Klienti im e ka thënë- jo unë. Në përgjithësi thoshte që arma është për burra e jo për gra. Është një keqinterpretim për këtë punë. Mbrohet në heshtje,.”, thotë avokati.
Edhe më skandaloz në deklarimet për gratë
Ka disa herë që policia e Kosovës ka intervenuar në lokalin e natës ‘Kobra Citu’ në Prizren. Aty shumë herë pa pasur përleshje. E funda ka përfunduar me vrasjen e një të riu që në natën e tretë të vitit të ri kishte vendosur që ta frekuentonte lokalin ku Kobra po e udhëhiqte.
Për këtë rast Nacionale e ka kontaktuar avokatin e Kobrës, Nexhat Elshanin.
Por edhe më skandaloz se sa deklaratat për armën është treguar këtë herë avokati.
“Natyra e lokalit ku ka punu ka qenë natyrë e ashpër, e egër. Njerëzit iu kanë përmbajte sjelljes dhe mënyrës që qëndrimit në ato lokale. Kriste aty dajaku për pesë minuta,”- thotë avokati.
Ai thotë se gjithë sherrin në lokalin të cilin Dibran Hoxhaj po e udhëheqte në Zhur të Prizrenit “Kobra Citu”, e kanë nisur gratë.
“Krejt femrat e bëjnë sherrin o v’lla. Femrat aty- ato që punojnë, flirtojnë me të tjerë. Ky reagon (e ka fjalën për Dibran Hoxhajn). E ka ndonjërën aty sigurisht dashnore. Aty (e ka fjalën për lokalin e Kobrës), krejt shteti ka dështu. Lokali ka punu pa leje,”- thotë tutje avokati i Kobrës.
Pyetur nëse është i vetëdijshëm për paragjykimet në deklaratat e tij, avokati ndërron qëndrim.
“Sherri bohet se aty ka femra. Jo dashnorja ime, jo pse e nguce. Kështu mes veti përplasë. Femrat hiç s’bjne sherr. Mos mi interpretoni keq deklaratat e mia”
Dibran Hoxhaj i njohur ndryshe si “Kobra”, po akuzohet për vrasje të rëndë. Pak ditë më parë pas një sherri në lokalin ku Kovbra është pronar u vra një i ri me origjinë nga Shqipëria. I dyshuari kryesor për këtë rast është Dibran Hoxhaj.
Por Dibrani është i njohur për të gjithë. Më së shumti për Policinë e Gjyktat kosovare. Me dhjetëra herë, e dhjetëra raste të paraqitura ndaj tij, Kobra është ulur në foltoren e Gjykatës. Ndër të tjera Kobra ishte dënuar tri herë për armëmbajtje pa leje. Mirëpo, nga gjykata nuk ishte marrë parasysh fakti se ai ishte recidivist dhe dënimet për veprën e njëjtë ishin ulur në vend se të rriteshin.
Ndryshe, për armëmbajtje pa leje, “Kobra” në vitin 2009 ishte dënuar me 1 mijë euro gjobë. Tre vjet pas, në vitin 2012 në aktgjykimin e dytë, gjykata nuk e kishte rritur dënimin e dytë përkundër se vepra po përsëritej, përkundrazi gjoba ishte ulur në 850 euro.
“Kobra” edhe një vit pas, të tretën herë më 2013 ishte dënuar me gjobë për armëmbajtje pa leje, por kjo për gjykatësit kishte shërbyer sërish ta ulin lartësinë e dënimit tashmë në 800 euro.