Kritikat për paratë që hodhi në dasmën e motrës, Uzuni: S’i shpenzova nëpër diskoteka, familja mbi gjithçka

13:41 | 10 Dhjetor 2025

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, është rikthyer në qendër të vëmendjes mediatike, por këtë herë jo për golat apo performancat në fushë.

Futbollisti u komentua gjerësisht në rrjetet sociale pas publikimit të disa pamjeve nga dasma e motrës së tij, ku shihet duke hedhur shumë para gjatë festës.

Ky moment gëzimi familjar u interpretua ndryshe nga një pjesë e opinionit publik dhe u shoqërua me kritika, disa prej të cilave e cilësuan gjestin si të tepruar.

I njëjti bëri një reagim në rrjete sociale për të sqaruar të gjithë këtë bujë.

Më poshtë sqarimi i plotë:

“Sqarim. Familja numër 1.

Videoja e hedhjes së lekëve ishte thjesht një moment gëzimi për motrën time.

E di që gjithmonë ka shumë xhelozi, por unë jam ai që kam qenë -0 dhe sot kam arritur t’ia siguroi familjes të ardhmen.

Faleminderit Zotit!

Nuk i shpenzova lekët nëpër diskoteka duke hapur shishe, do të ketë njerëz që gjejnë arsye për të folur.

Edhe po të mos kisha hedhur, dikush do të kishte komentuar.

Pra, çfarëdo që të bësh, nuk mund t’i kënaqësh të gjithë. Unë vetëm bëra atë që ndjeva dhe nuk ka asgjë për t’u keqkuptuar.

Faleminderit atyre që e kuptojnë dhe respektojnë gëzimin e familjes!

Gëzime paçi në familjet tuaja.

Me respekt, familja Uzuni”. /Telegrafi/

Komento: