Kritikohet reparti i Hematologjisë në QKUK

20:46 | 06 Dhjetor 2020

Kritikohet reparti i Hematologjisë në QKUK, sjelljet e stafit shëndetësorë të vonuara karshi kërkesave të pacientëve.

Në kohë të pandemisë dhe situatën kritike në vend nga rritja e numri të rasteve të fundit me infeksionin Sars-CoV-2, është treguar dhe një shkallë pakënaqësie e ofrimit të shërbimeve dhe qasjes së profesionistëve shëndetësorë karshi pacientëve.

Ndër të tjera, janë raportuar dhe më parë në grupet e rrjeteve sociale Facebook, familjarë ose pacientë të cilën ishin të pakënaqur me nivelin e qasjes së informacionit dhe shërbimeve të nevojshme në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Shefe e MHRA nxit britanikët që të marrin vaksinën kundër gripit para asaj Covid

Shifër alarmante në SHBA: 1 milionë raste të regjistruara në 5 ditët e fundit

Një ankesë e radhës ishte drejtuar për repartin e hematologjisë QKUK, në lidhje me kërkesën për furnizim më një boce gjaku të vonuar dhe jo të koordinuar me Klinikën e Transfuzionit të Gjakut.

“Prej pervojes qe tri dite ketu, muj me thone qe me m’ra prape me pase pune ketu duhna me llogarit qe komunikimi mes klinikave eshte i pamjaftueshem ne rastin ma t’mire, e ne cdo rast duhna me u pergadite: me ua lexu menjen disa prej mjekeve (sikur me t’konsideru qe s’je tu i marre vesh, nuk te tregojne kurgjo edhe nuk t’pergjigjen ne pytje direkte), me ngajte me ble barna sa here t’jete nevoja, edhe me u bo postiere prej klinikes ne klinike per gjera elementare te cilat jane shume lehte me u komuniku mes vete)” shprehet ankuesja T. S.

Postimi i plotë në grupin Network Prishtina

Tung NP, ne repart te hematologjise sot ne QKUK stafi kujdestar nuk po sillen as njerezishem e le mo me tregu kujdes profesionist shendetesor. Para ores 11 sot na thane qe per 1 ore e gjyse-2 bohet gati ni boce gjak per ni paciente qe pat nevoje. Kur dola me pyte infermieren mas gati 3 orve (nderkohe thane qe i japin paracetamoll me infuzion per dhimbje edhe nuk erdhen mo), nuk e gjeta kerkon as ne korridor as ne dhomen e stafit per me shume se 10 minuta. Mas ni kohe dola prape e gjeta infermieren, e pyta “A munesh me m’tregu kur bohet gati gjaku?”, tha “Nuk e dime na, kur t’na thirrin – te Transfuzioni i Gjakut shko vet ndaq”. Shkova te Transfuzioni, m’thane qe gjaku eshte bo gati ma heret edhe jane dashte me ardhe me marre me kohe. U ktheva, e gjeta doktorin Erkan Krasniqi edhe infermieren kujdestare (s’mrriva me ja marre emrin), iu thashe qe atje ish gati gjaku edhe jane tu i prite kta me ardhe me marre. Nuk m’kthyne pergjigje, doktori Erkan Krasniqi e kish shprehi mos me komuniku me paciente se edhe me heret gjate dites nuk u pergjigjke ne pytje. Ju thashe “Me juve sa ma mire qe po sillna, ju ma keq po e ktheni — pse nuk po e merrni gjakun me ia dhone e po m’sillni mu pa nevoje, a e pate qe eshte keq pacientja edhe vete thate ma heret qe i vyn edhe infuzion per dhimbje?” Erkan Krasniqi ma kthei “Na qysh t’dojme ia bojme”. I thashe “S’po m’met tjeter cka me bo vec me majt ni telefon t’gatshem me incizu n’cdo moment se ndryshe as pergjigje s’po ktheni”. Tha “nuk e nxerr telefonin se ta thirri sigurimin edhe t’qet jashte”, edhe ma msheli deren. Nderkohe nuk erdh hala as me ia dhone infuzionin per dhimbje (sa per informate reparti nuk eshte i mbingarkum me paciente, as nuk ishin te nxonun me paciente te tjere se sot eshte shume qete ne klinike; te dy kujdestaret deri tash pjesen ma te madhe te kohes e kane kalu ne dhomen e stafit). Tash hala po presim per gjak, edhe dy paciente tjera na thane “pse e bonet nervoz doktorin, tash as neve s’po na kthen pergjigje, s’po dime kur na vjen gjaku”.

Prej pervojes qe tri dite ketu, muj me thone qe me m’ra prape me pase pune ketu duhna me llogarit qe komunikimi mes klinikave eshte i pamjaftueshem ne rastin ma t’mire, e ne cdo rast duhna me u pergadite: me ua lexu menjen disa prej mjekeve (sikur me t’konsideru qe s’je tu i marre vesh, nuk te tregojne kurgjo edhe nuk t’pergjigjen ne pytje direkte), me ngajte me ble barna sa here t’jete nevoja, edhe me u bo postiere prej klinikes ne klinike per gjera elementare te cilat jane shume lehte me u komuniku mes vete).

Komento: