Krivaqa: Kisha dashtë me e kthy kohën pas, kërkush s’e ka deshtë të ndjerën ma shumë se unë

11:30 | 01 Gusht 2023
krivaqa:-kisha-dashte-me-e-kthy-kohen-pas,-kerkush-s’e-ka-deshte-te-ndjeren-ma-shume-se-une

Dardan Krivaqa, i akuzuar për dhunimin dhe vrasjen e Marigona Osmanit, është shprehur i penduar për atë që ka ndodhur.

Ai ka thënë që do të dëshironte që ta kthente kohën pas duke pohuar se ndien keqardhje për të gjithë ata që i ka lënduar.

“Shpreh keqardhje, m’vjen keq për çkado që ka ndodh edhe që i kom lëndu”, ka thënë Krivaqa në gjykatore.

“Ckado që thom nuk ka vlerë. Ma shumë se unë që e ka deshtë të ndjerën s’e ka deshtë kërkush”.

“Me pasë mujt me e kthy kohën mas krejt, kurrgjo s’kisha dashtë ma shumë”.

Komento: