Kriza e golave nga Barcelona, ky është arsyetimi i Valverdes – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Kriza e golave nga Barcelona, ky është arsyetimi i Valverdes

20:48 | 22 Shkurt 2019

Barcelona së fundi është në një krizë golash, e këtë e ka dëshmuar në ndeshjet e fundit.

Luis Suarez është lojtari që po tërheq vëmendjen, pasi atë nuk jemi mësuar ta shohim të vuaj aq shumë para portës.

Edhe i transferuari gjatë afatit të fundit kalimtar, Kevin Prince Boateng nuk po bën ndonjë punë më të mirë sesa uruguaiani.

Megjithatë, trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka thënë se nuk është aspak i shqetësuar për këtë fakt.

“Ne kemi pasur disa ndeshje që nuk kemi konkretizuar shanset, mirëpo ne kemi krijuar shumë nga to dhe nuk kemi dhënë shanse për kundërshtarin” ka thënë trajneri, transmeton lajmi.net.

“Nëse vazhdojmë të krijojmë raste kështu, atëherë golin do ta gjejmë shumë shpejtë” ka thënë ndër të tjerash Valverde.

Komento: