Kriza e koronavirusi, shtyhet për 12 muaj ky plan i Liverpoolit

20:30 | 27 April 2020

Koronavirusi ka bërë që të ndalohen shumë aktivitete, duke përfshirë këtu edhe ato sportive.

Pandemia Covid-19 ka prishur planet e skuadrës së Liverpool.

Liverpool planifikonte një rinovim në vlerë prej 60 milionë funteve në ‘Anfield’, por ky plan duhet të shtyhet, pas krizës post-Covid që do t’i përcjell skuadrat.

Plani ishte që stadiumi të kishte një kapacitet prej 61 mijë ulëseve, para fundit të vitit 2020.

Në një komunikatë të lëshuar sot, klubi i Liverpool njofton se ky plan do të shtyhet për 12 muaj.

Liverpool pritet që së shpejti të rikthehet në seanca stërvitore, ku fillimisht lojtarët pritet të stërviten individualisht, deri sa kriza të zbehet edhe më shumë.

Komento: