
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, është tallur keq me Lëvizjen Vetëvendosje.
Derisa ka komentuar krizën energjetike, ai ka pretenduar se partia në pushtet e ka ndalur gabimisht KEK-un.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka ironizua duke shkruar se një gjë të tillë kanë bërë duke u munduar ta ndalin gjakderdhjen financiare.
“Tu e ndal gjakderdhjen financiare! U habiten e ndalen KEK- un!”, ka shkruar Berisha.