Kriza energjetike, Ministrja Rizvanolli thirrje të re për qytetarët: Izoloni shtëpitë para se të bëhet ftohtë

13:00 | 29 September 2022

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në fjalën e saj në Kuvendin e Kosovës ka folur për vendimin e Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente për furnizim me energji.

Ajo ka deklaruar se si Qeveri kanë marrë disa masa për përballjen me këtë situatë, ndërsa ka dhënë edhe disa këshilla për qytetarët.

Rizvanolli ka deklaruar se qytetarët është mirë t’i izolojnë shtëpitë para se të ftohet moti, ndërsa ka thënë se duhet të ndërrohet edhe mënyra e ngrohjes që të mos përdoret rryma për ngrohje.

“Izoloni shtëpitë, para se të bëhet ftohtë. Ndërroni mënyrën e ngrohjes”, ka thënë ministrja Rizvanolli.

Gjatë ditës së sotme, Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka aprovuar vendimin e qeverisë për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë.

Komento: