Kriza energjetike, shumë evropianë mund të zhyten në varfëri

19:39 | 28 Gusht 2022

Kriza energjetike duket se e ka përfshirë gjithë Evropën.

Faturat e energjisë në Britaninë e Madhe do të rriten me 80 për qind këtë dimër, njoftoi sot rregullatori i energjisë Ofgem, pasi lufta në Ukrainë vazhdon të rrisë çmimet.

Rritja do të thotë se një familje mesatare do të paguajë 4,182 euro (3,549 £) çdo vit për ngrohjen dhe energjinë e shtëpive të tyre, duke i bërë OJQ-të të paralajmërojnë se miliona njerëz do të zhyten në varfëri nëse nuk ndërhyn qeveria, raporton Euronews, transmeton Express.

Lufta në Ukrainë i ka vendosur vendet evropiane para vendimeve të mëdha për t’u pavarësuar nga Rusia në aspektin energjetik.

Çmimet e energjisë elektrike veç e kanë marrin hovin.

Komento: