Kriza me naftën – Australia u kërkon qytetarëve të përdorin transportin publik

14:10 | 01 Prill 2026
kriza-me-naften-–-australia-u-kerkon-qytetareve-te-perdorin-transportin-publik

Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, ka përdorur një fjalim të rrallë kombëtar për t’i nxitur australianët të përdorin transportin publik për shkak të pasigurive të furnizimit me karburant, të krijuara nga lufta me Iranin.

Albanese ka thënë në një deklaratë të transmetuar të mërkurën nga rrjetet kryesore televizive dhe radiofonike se “muajt në vijim mund të mos jenë të lehtë”.

“Australia nuk është një pjesëmarrëse aktive në këtë luftë. Por të gjithë australianët po paguajnë çmime më të larta për shkak të saj”, ka thënë kryeministri.

“Dhe gjatë javëve të ardhshme, nëse mund të kaloni në marrjen e trenit, autobusit ose tramvajit për në punë, bëjeni”, ka shtuar ai.

Australia ka ulur taksat e karburantit nga e mërkura në një përpjekje për të frenuar rritjen e çmimeve të naftës në vend.

Qeveria pohon se Australia ka të gjithë karburantin që i nevojitet, por se problemet e panikut me blerjen dhe shpërndarjen kanë krijuar mungesa rajonale.

Komento: