Kriza në Milan, largohet lojtari i madh

13:07 | 10 Maj 2019

Milan në rast se nuk arrin të kualifikohet për Ligën e kampionëve, atëherë do të futët në krizë financiare.

Për të kapërcyer këtë kirzë rosonerët duket të sakrifikojnë njërin nga lojtarët më të mëdhenj për të shitur.

Sipas Gazzetta dello Sport, Gigi Donnarumma mund të largohet nga Milani në rast të dështimit për t’u kualifikuar për Ligën e Kampionëve të ardhshëm.

Portieri 20-vjeçar, i cili tashmë ka grumbulluar mbi 150 ndeshje për Milanin që nga zbulimi i tij në sezonin 2015/16, kishte fituar mbështetjen e tifozëve këtë sezon me disa paraqitje të shkëlqyera në gol.

Por, nëse ai do të kërkonte një largim nga klubi përsëri, pas flirtim me idenë më parë, ai është i sigurt se do t’i mërzisë tifozët edhe një herë. /ORAinfo/

Komento: