Kriza në Telekom, ja çfarë thotë Lekaj

19:21 | 07 May 2019

Telekomi i Kosovës është në krizë.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj ka njoftuar se në takimin e sotëm të Komitetit Ndërministror për Ndërmarrje Publike, temë kryesore ishte nxjerrja nga kriza e asetit kryesor te shtetit, Telekomit.

“Në takimin e Komitetit Ndërministror për Ndërmarrje Publike, temë kryesore ishte nxjerrja nga kriza e asetit kryesor te shtetit, Telekomit.

Si komitet u zotuam që shumë shpejt, bashkë me bordin dhe menaxhmentin do të gjejmë zgjidhje pozitive që e shpëton këtë ndërmarrje por edhe rreth 2500 familje që varën nga të ardhurat e telekomit”, ka shkruar Lekaj në Facebook.

Komento: