Taksa ndaj Serbisë dhe Bosnjës ka përkeqësuar raportet mes Kosovës dhe SHBA-së.
E ndaj këtyre zhvillimeve ka reaguar edhe lideri i LDK-së, Isa Mustafa.
Ai ka se thënë se koalicioni që ‘rrihte gjoks’ se do të merr vendime të mëdha, po e kolapsin Kosovën.
Përmes një shkrimi të gjatë, Mustafa ka përmendur grevat, dështimin e Kosovës për Interpol, njohje të pakta e marrëdhëniet e përkeqësuar me SHBA-të dhe BE-më.
Postimi i plotë i Mustafes në facebook:
Koalicioni, që rrihte gjoks se do të merr vendime të mëdha, po e kolapson Kosovën.
Po mbushen tre javë me shkolla e fakultete te mbyllura, e këta vazhdojnë të bëjnë pazare;
Mijëra pacient presin për tu operuar, ndërkaq kirurgët vazhdojnë grevën;
Të pakënaqur me paga shprehen edhe gazetarët e RTK-së, doganierët, infermierët, punonjësit e shërbimit korrektues…
PSD e shantazhon Qeverinë me Ligjin për paga, Ligjin për dialogun, shkarkime e ngarkime… ashtu siç e shantazhonte Lista Serbe;
Po hyjmë në muajin e tretë, që katër komuna në veri nuk e pranojnë sovranitetin shtetëror;
Ky koalicion dështoi në liberalizimin e vizave, në anëtarësimin e Kosovës në Interpol, dështoi me kontratën e Kosovës së Re, sepse u tërhoq financuesi kryesor – Banka Botërore, po e shkatërron
Telekomin me punësime partiake sikurse edhe ndërmarrjet e tjera publike;
Ky është koalicioni me Qeverinë me 1/3 e ministrave me aktakuza me mbi 80 zëvendësministra;
Ky koalicion ia humbi Kosovës 13 njohje;
Korrupsioni, sipas matjeve ndërkombëtare është në rritje;
Marrëdhëniet me SHBA dhe BE janë përkeqësuar.
E gjithë kjo nuk habitë. Janë këta të njëjtit që për dy vite e gjysmë e kallën Kosovën, erdhën në pushtet me dhunë; kundërshtuan Marrëveshjen për demarkacionin deri sa erdhën në pushtet; janë të njëjtit që organizuan anulimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, por nuk arritën, në dhjetor të vitit 2017 dhe që nuk mërziteshin as për BE-në e as për SHBA-të.
Kosova nuk duhet t’ia besoj edhe më tutje këtij koalicioni qeverisjen e vendit; nuk duhet t’ia besoj dialogun për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë, nuk duhet t’ia besoj arkën e shtetit…
Qeverisja e këtij koalicioni, në krye me PDK-në, është e dëmshme për Kosovën.