Kriza nga koronavirusi, Angela Merkel shihet duke u furnizuar me ushqime në një dyqan

16:36 | 21 March 2020

Koronavirusi ka bërë qe edhe gjermanët të izolohen.

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, duket se është duke e përjetuar krizën e koronavirusit njësoj si miliona gjermanë të tjerë. Ajo është parë si kliente në një dyqan, duke shkuar nga rafti në raft për të kërkuar produkte të nevojshme.

Në disa fotografi të publikuara nga gazeta Bild, shefja e qeverisë gjermane shihet duke blerë produkte ushqimore të premten pasdite në Berlin.

Së pari, ajo shkoi në sektorin e perimeve e më pas te sektori i ëmbëlsirave, transmeton Express.

Përpos prodhimeve ushqimore, ajo bleu edhe sapun dhe letër tualeti dhe në fund pagoi me kartelë bankare.

Merkel njihet për sjelljen modeste. Ajo edhe më parë është fotografuar duke e kryer vetë pazarin për nevojat shtëpiake.

Komento: