Kriza nga koronavirusi, ekipi i Serie A redukton pagat e futbollistëve edhe për këtë muaj!

17:12 | 14 Qershor 2020

Bolognia ka arritur një marrëveshje të madhe me futbollistë të tyre.

Kjo skuadër, përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare, ka treguar për arritjen e marrëveshjes me futbollistë, dhe pjesën tjetër të stafit, për reduktimin e pagave.

E gjitha kjo ka ardhur si pasojë e krizës së shkaktuar nga Covid-19, dhe kështu lojtarët janë pajtuar që të iu reduktohet paga për muajin e ardhshëm.

Një gjë të tillë kanë arritur ta bëjnë edhe skuadra si Juventus, Barcelona e plot skuadra të tjera të mëdha.

Presidenti i Bologna, Joey Saputo, ka falënderuar lojtarët dhe stafin për këtë vendim.

Komento: