Kriza nga koronavirusi, Serie A merr këtë vendim

19:52 | 06 April 2020

Serie A ka marrë vendimin për uljen e pagave të lojtarëve.

Liga e Serisë A ka marrë sot një vendim unanim sa u përket pagave të futbollistëve dhe trajnerëve, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe prek të gjithë klubet italiane, përveç Juventusit, që arriti më herët një akord me futbollistët e tij.

Kështu në komunikatën e lëshuar ditën e sotme nga Liga , është arritur marrëveshja që lojtarëve t’u ndalet 1/3-ta e pagës nëse sezoni nuk do të rifillojë më, ose thënë ndryshe paga e 4 muajve.

Në rast se sezoni do të riluhet, atëherë ndërprerja e pagave do të jetë në masën e 1/6-ës së pagës vjetore, ose thënë ndryshe paga e dy muajve.

Në deklaratë Liga ka theksuar se nuk ka nxitim për rifillimin e sezonit dhe se gjithçka do të bëhet kur të jetë shmangur plotësisht rreziku i shëndetit të futbollistëve dhe aktorëve të tjerë të përfshirë.

Komento: