Kriza politike për presidentin, Majko: Kosova rrezikon seriozisht të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuar

15:58 | 05 Shtator 2026

Ish-ministri shqiptar, Pandeli Majko, ka shkruar me shqetësim për bllokadën politike në Kosovë dhe problematikën e zgjedhjes së presidentit.

Majko ka thënë se situata e krijuar e bën të pamundur gjetjen e një rruge për zgjidhje.

Sipas tij, Kosova po rrezikon seriozisht që të futet në “paradhomën e shteteve të dështuar”

Reagimi i plotë;

Zgjedhja e presidentit të republikës, në Prishtinë, po kthehet në një “lodër” vetvrasëse!

Situata e krijuar në politikën e Kosovës po “vret” mekanizmin e fundit për gjetjen e zgjidhjes së krizës! Ky mekanizëm është i lidhur me zgjedhjet e parakohshme! Votuesit kanë “ngrirë” rezultatet dhe krizën e mosmarrëveshjes! Në kutinë e votimit, Kosova po mbetet jetime!

Kosova rrezikon, seriozisht, të hyjë në paradhomën e shteteve të dështuar!

Shpresa e fundit, është lodhja nga ideja se dështimi i njëri tjetrit është “zgjidhje”!

Errësira e vërtetë nuk është ajo që njohim, por bindja se drita nuk do të vijë!…

Komento: