Koronavirusi ka pushtuar gjithë botën.
Kur bota të zgjohet nga makthi i koronavirusit, mund të shikojë veten pa krahë. Kjo sepse pa kontribute të fuqishme të shteteve përkatëse, pjesa më e madhe e kompanive ajrore do të falimentonte në fund të majit.
Një skenar apokaliptik, po aq sa koronavirusi vetë, që do të bllokonte komunikimin botëror dhe do t’ i jepte goditjen fatale ekonomisë. Për të shmangur këtë për herë të parë kompanitë kryesore dhe rivale të ashpra mes tyre deri pak javë më parë janë bashkuar në një deklaratë të përbashkët ku kërkohen masa të menjëhershme.
Sipas përllogaritjeve të Sky Team, Star Alliance de Oneworld, konsorciumet që përmbledhin rreth 60 kompanitë më të mëdha në botë, dëmi deri në fund të krizës, edhe në hipotezën më të mirë të zhdukjes së koronavirusit, mund të shkojë deri në 133 miliardë dollarë.
Një shifër kjo, e papërballueshme nga çdo kompani, dhe që po sheh edhe këto ditë një aspektet e saj tragjike. Kompani si British Airways ka deklaruar se do të mbajë në tokë tre të katërtat e aeroplanëve, kompania europiane më e madhe me kosto të ulët, Ryan Air, deklaroi se do të pezullojë pjesën më të madhe të fluturimeve të paktën për 10 ditë. Amerikanet United dhe Delta deklaruan ulje me 40%, aty ku emergjenca e COVID-19 nuk ka arritur ende në kulmet europiane.
Kur edhe në një vend model si Norvegjia, kompania Norwegian Air deklaron së përtej anulimit të fluturimeve rreth 90% i personelit, 7300 persona, do të shkurtohen nga puna, atëherë bëhet e qartë që kemi të bëjmë me krizën ajrore më të madhe të historisë.