Krizë të Alternativa, janë dy depuytetë, por me qëndrime të kundërta

08:23 | 11 February 2019

Drejtuesit e Alteranativa për Kosovën, Mimoza Kusari-Lila dhe Ilir Deda nuk po pajtohen mes vete.

Projektligji për Dialogun, që u miratua në Kuvendin e Kosovës më 2 shkurt, kaloi me 61 vota për.

Derisa erdhi në votim ky ligj është përcjellë me shumë kundërshti nga opozita, por jo nga të gjithë deputetët opozitarë, pasi pati nga ta që pavarësisht qëndrimit kundër të partive votuan pro këtij ligji.

Megjithëse i takojnë të njëjtit subjekt politik, Mimoza Kusari e Ilir Deda nuk votuan njëjtë për Projektligjin për Dialogun.

Mospajtimet për këtë projektligj brenda kësaj partie që përfaqësohet në Kuvend me vetëm dy deputetë nisën qëkur u themelua ekipi negociator, përbërja e të cilit u kundërshtua nga “Alternativa”, shkruan Zëri.

Në ditën kur do të dilte në votim Projektligji për Dialogun në seancën e Kuvendit të Kosovës Ilir Deda votoi pro, pavarësisht që në Kryesinë e partisë së tij shumica dërrmuese ishin kundër, kështu duke dalë në kundërshtim me vullnetin e subjektit të tij politik

Komento: