Krizë të Juventusi, Allegri i pakënaqur me krerët e klubit

17:39 | 01 Shtator 2021

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka mbetur plotësisht i pakënaqur me drejtuesit e klubit italian.

Në fakt, mediumet italiane kanë raportuar të mërkurën, se Allegri është i zhgënjyer me lëvizjet që klubi i ka bërë gjatë afatit kalimtar të verës.

Thuhet se, Allegri ka pritur transferime tjera në ekip. Allegri erdhi në krye të Juventusit para fillimit të këtij edicioni, pasi e zëvendësoi Andrea Pirlon e shkarkuar dhe pas dy xhirove të para në Serie A, ai ka marrë vetëm një pikë.

Cristiano Ronaldo u largua nga Juventusi për t’iu bashkuar me Manchester Unitedin, ndërsa klubi italian për ta mbuluar largimin e portugezit, e rikthey italianin Moise Kean.

Po ashtu, klubi transferoi edhe Manuel Locatellin e Kaio Jorgen.

Bëhet e ditur se Allegri hapazi ka kritikuar krerët e klubit duke thënë se ai kishte kërkuar edhe një mesfushor, saktësisht Miralem Pjaniqin e Barcelonës.

Komento: