Kroaci- Spanjë, ky është rezultati i pjesës së parë

18:55 | 28 Qershor 2021

Përfundon pjesa e parë: ‘Paqe’ mes Kroacisë dhe Spanjës.

Ka përfunduar pjesa e parë mes Kroacisë dhe Spanjës.

Dy Kombëtaret janë duke zhvilluar ndeshje të mirë, derisa rezultati është 1 – 1, shkruan lajmi net.

Spanjollët ishin më të mirë në fushë që nga minuta e parë, me kroatët që provonin përmes kundëraksioneve.

Spanja qysh nga minuta e parë ndërtoi disa aksione, që iu mungoi goditja finale, siç ishte rasti i Koke që dështoi të shënonte në pozitën një kundër një me portierin.

Ndërkohë, Kroacia kaloi e para në epërsi, falë një gafe të bërë nga portieri i Spanjës, Unai Simon që nuk arriti ta ndal topin dhe kësisoj përfundoi në portë (20′).

Me pranimin e golit, Kroacia mori dominimin për disa minuta, por nuk e gjetën golin e dytë.

Spanja barazoi gjithçka përmes Pablo Sarabia, ky i fundit përfitoi nga një top i kthyer dhe e konkretizoi në gol (38′).

Pjesa e parë u mbyll me rezultat 1 – 1.

Komento: