Kroacia e ka arritur kualifikimin në çerekfinale të Kampionatit Botëror.
Kroatët fituan me mund të madh ndaj Japonisë vetëm pas ekzekutimit të penalltive.
Japonia kaloi në epërsi në minutën e 43-të përmes Maedas.
Rezultati u barazua në minutën e 55-të kur Perisic realizoi.
Më pas ndeshja deri në fund nuk prodhoi gola dhe u nevojitën vazhdimet.
Megjithatë, as aty gola nuk pati dhe ekzekutimi i penalltive mbeti opsioni i fundit.
Aty më të suksesshëm u treguan kroatët që fituan me rezultat 3:1.
Ishte portieri kroat, Livakovic ai që priti tri penallti të japonezëve.
Në çerekfinale, Kroacia do të përballet me fituesin e duelit mes Brazilt dhe Koresë së Jugut.