Kroatët tallen me Vuçiqin: E çoi gruan në Kenia për ta stopuar njohjen e Kosovës. Kenia njohu Kosovën

21:38 | 26 March 2025
kroatet-tallen-me-vuciqin:-e-coi-gruan-ne-kenia-per-ta-stopuar-njohjen-e-kosoves.-kenia-njohu-kosoven

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, pasditen e sotme njoftoi se shteti i kontinentin afrikan, Kenia, ka njohur pavarësinë e Kosovës, vendim i cili u nënshkrua nga presidenti i këtij vendi, William Ruto.

Ky lajm u mirëprit në vend, teksa u përshëndet nga liderët e vendit.

Media kroate “Index” ka raportuar për këtë njohje, teksa ka treguar se si presidenti serb, Alleksandar Vuçiq, e kishte dërguar bashkëshorten e tij, Tamara në Kenia së fundmi për të, siç tha, “parandaluar njohjen e Kosovës”, transmeton Klankosova.tv.

“Njohja e Kosovës vjen disa muaj pasi Serbia nisi një ofensivë diplomatike për ta parandaluar atë. Në tetor të vitit të kaluar, Tamara Vuçiq, gruaja e presidentit serb Alleksandar Vuçiq, u dërgua në Nairobi si pjesë e fushatës diplomatike të Serbisë”.

“Vizita e saj ishte e paparalajmëruar, gjë që nxiti më tej spekulimet se qëllimi i udhëtimit ishte pikërisht lobimi kundër njohjes së Kosovës. Gruaja e Vuçiqit më pas mori pjesë në bisedime me kryeministrin kenian Musalia Mudavadi dhe ministrin e Punëve të Jashtme, ku theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Serbisë dhe Kenias”.

“Përveç bisedimeve diplomatike, Serbia ka premtuar edhe ndihmë financiare për Kenian, duke përfshirë një donacion prej 150,000 eurosh për viktimat e përmbytjeve. Vuçiqi ka vizituar edhe lagjen e varfër Mukuru në Nairobi, ku ka përcjellë mesazhin e ‘vullnetit të mirë’ të presidentit serb”.

“Gruaja e Vuçiqit ka kërcyer me femra vendase në Kenia”, shkroi media kroate “Index”.

Komento:
loading