
Toni Kross, ka marrë vendim të papritur.
Ai konsiderohet si një nga mesfushorët më të mirë të planetit dhe nuk është rastësi që gjatë karrierës së tij ka fituar pothuajse gjithçka me fanellën e Bayernit , Real Madridit dhe Gjermanisë.
Toni Kroos u transhferua në Madrid në vitin 2014 dhe shitja e tij konsiderohet ende një nga gabimet më të mëdha që Bayerni ka bërë ndonjëherë. Futbollisti gjerman, duke folur për Sport Bild, komentoi largimin e tij.

“Për mua ishte e qartë që nga momenti i parë që Bayerni po gabonte me transferimin tim. Edhe presidenti i klubit kohët e fundit e pranoi këtë gjë duke treguar se është njeri i madh. Nuk e di nëse ky operacion ishte një nga arsyet pse Guardiola u largua Bayerni, këtë duhet ta thotë ai, por mund të konfirmoj se ai nuk ishte i kënaqur nga largimi im.
Zgjodha me dëshirë që të zgjas kontratën deri në vitin 2023. Atëherë do të jem 33 vjeç dhe kjo mund të jetë një moshë e mirë për të braktisur futbollin, por edhe për të vendosur nëse do të bëj diçka tjetër apo jo. Tani mund të përjashtoj faktin se do të luaj në Shtetet e Bashkuara, Kinë apo Katar”, deklaroi Kroos.