KRPP tregon se a do të punojnë me orarë të plotë ata që agjerojnë

19:18 | 08 Maj 2019

Duket se edhe personat që agjerojnë, do të punojnë me orar të plotë.

Osman Vishaj, kryetar i Komisionin Rregulltativ të Prokurimit Publik si duket i ka rënë pishman për shpërblimin në orar që vendosi të ia bënte punëtorëve të këtij institucioni që agjërojnë në muajin e Ramazanit.

Një ditë pasi që emaili që iu dërgua punjonjësve nga zyra e Vishajt u bë publik, nga kjo zyrë sot gjatë ditës vendosën që të përcjellin një email të ri.

“Të nderuar kolegë në emailin e dërguar dje për ndryshim të orarit të punës ka ndodhur një keqkuptim. Orari i punës është ai që ka qenë, pra fillon në ora 08:00 deri në orën 16:00, pushimi i drekës nga ora 12:00 deri në ora 13:00”, shkruhet në emailin e dërguar.

Në emailin që dje është bërë publik, shkruhej se ky institucion ka marrë vendim se të gjithë punëtorët që agjërojnë të mbajnë dy orë më pak punë, ndërkaq, të tjerët të vazhdojnë me orarin që kishin.

Komento: